Site icon Telegrafi

Mbyllësja e zgjuar e derës, hapet me vendosjen e shenjave të gishtit (Video)

FIDO është një mbyllëse e zgjuar e derës, që hapet në mënyrë digjitale, vetëm me vendosjen e gishtit, ndërsa nuk ka nevojë për çelës të zakonshëm.

Dizajni nga ekipi i Red Dot që ka fituar shumë çmimi, mundëson që teknologjia të shfrytëzojë vetëm shenjat e gishtave, që ta vë në funksion, transmeton Telegrafi.

Mund ta kuptojë prej nga është hapur dera, për ta mbyllur automatikisht që të mos hyjë dikush tjetër. Në rast të tentimit për ta thyer, mbyllësja inteligjente dërgon alarm në aplikacionin e pronarit.

Varësisht nga nevoja, pronari mund ta shpërndajë shenjat e gishtave edhe te të afërmit apo punonjësit e ndryshëm, që i lejon të hapin këtë derë.

Kur nuk është në shtëpi, mbyllësja regjistron lëvizjet e derës nga të tjerët dhe ia dërgon pronarit të dhënat në telefon.

Instalimi i kësaj pajisjeje pa kabull, është shumë e lehtë dhe mund të vendoset në të dy anët. Vjen edhe me një kartelë, për fëmijë dhe të moshuar, që të jetë sa më e lehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version