Site icon Telegrafi

Mbyllen zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë, një punëtor me COVID-19

Inspektorati i Komunës së Malishevës, ka mbyllur përkohësisht zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë, deri në një vendim tjetër, pasi një zyrtar i këtij institucioni, ditë më parë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mbyllja e zyrave është bërë në kuadër të zbatimit të masave antiCovid.

“Zyrat e Entit të Punësimit, janë mbyllur me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, si pasojë e situatës emergjente shëndetësore, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë, do të hapen pasi të merren të gjitha masat e sigurisë dhe vlerësimit të situatës së sigurisë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Exit mobile version