Në orën 19:00 është mbyllur qendra më e madhe e votimit për Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Kryesuesi i qendrës së votimit në shkollën ekonomike “Isa Boletini” Fehmi Zeqiri, bëri të ditur se deri në orën 17:00 kanë dalë për të votuar 30 për qind e votuesve.
Ai vlerësoi se procesi i votimit në këtë qendër ka shkuar në rregull, por që ka përmendur arrestimin e një personi që kishte fotografuar votën.
Në ora 19:00 janë mbyllur vendvotimet në Mitrovicën Veriore ku gjatë ditës qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën e votës për të zgjedhur të parin e kësaj komune.
Ndryshe, procesi zgjedhor ka kaluar kryesisht pa probleme, me përjashtim të disa parregullsive të vogla./KP/