Vendvotimet e para janë mbyllur në disa pjesë të Indiana dhe Kentucky, derisa qytetarët amerikanë kanë votuar për të vendosur nëse bashkëpartiakët e presidentit Donald Trump do të udhëheqin në Kongres, apo përfaqësuesit nga radhët e demokratëve.
Vendvotime tjera në Indiana, Kentucky dhe në shtete tjera pritet të hapen pas pak minutave, ndërsa shumë shpejt pritet të mësohen emrat e parë që kanë fituar në këtë garë për Dhomën e Përfaqësuesve, Senat dhe funksionin e guvernatorëve, transmeton Telegrafi.
Këto janë zgjedhjet e para që nga fitorja e Donald Trump në vitin 2016, kurse këto po konsiderohen si shumë të rëndësishme dhe një test për Trumpin për të matur popullaritetin, si dhe mundësinë që demokratët ta rikthejnë energjinë që e kishin humbur gjatë zgjedhjeve të kaluara.
Demokratëve u nevojiten 23 ulëse për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa sa i përket Senatit gjasa e tyre janë paksa të zbehta thuhet në exit poll-in e publikuar nga mediat amerikane. /Telegrafi/