Telegrafi

Mbyllen sallat e operimit te Klinika për sëmundje të syve në Shkup

Sallat për operacione në Shkup, përkohësisht janë mbyllur në Klinikën për sëmundje të syve. Nga atje kumtojnë se do të kujdesen vetëm për rastet urgjente, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Klinika për sëmundje të syve informon se janë duke u kryer aktivitete riparimi në bllokun operativ dhe për shkak të kësaj, sallat e kirurgjive do të jenë të mbyullura dhe nuk do të kryhen intervenime deri më 18 shtator 2017.

Të gjithë rastet urgjente me kohë janë kryer dhe brenda kësaj periudhe, pacientët janë operuar në sallën septike për intervenime kirurgjike”, shkruan Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj. /Telegrafi/