Janë mbyllur qendrat e votimit në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok
Demokracia në Veprim në një konferencë për media, ka njoftuar se procesi i zgjedhjeve për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka shkuar në mënyrë të rregullt, transmeton Telegrafi.
Sipas DnV dalja e qytetarëve në votime deri në ora 16:00 ishte 35%.
DnV ka bërë të ditur se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte më e madhe./Telegrafi/