Site icon Telegrafi

Mbyllen perdet e edicionit të pestë të “ShqipFilmFest“

Festivali ka nxjerr në podiumin e skenës së Gjakovës një numër çmimesh, të cilat janë ndërlidhur me publikun, Faruk Begollin, çmime speciale të bashkërenduara me jurinë, mirënjohje që u është dedikuar doajenëve të këtij qyteti, dhe një çmim i ri të cilin juria e ka emërtuar “ShqipFilmFest“.

Çmimi i publikut

PIANO – I autorit Xhelal Haliti ka qenë filmi më i duartrokitur.

Çmimi Special

Me këtë çmim është nderuar prania dhe prezenca e Enver Petrovcit në festival tok me regjisorin Ilir Harxhin përderisa ata me filmin “DAJA“ kanë nderuar festivalin.

Çmimi “Faruk Begolli“

DJEPI – Berat Safçiu – regjisor, dhe Dalmat Dobra – producent.

Çmimi “ShqipFilmFest“

THE KILLERS – Ergys Meta – Tiranë.
Aktori që ka bërë histori në fushën e kinematografisë botërore pa bërë shumë zhurmë ka mbetur model i aktor të filmit pa zë. Nuk ka lodhur askend, i urtë, i ëmbël, i këndshëm, i sinqert, pra, ishte ky Çarlly Çapllini, i cili mbeti gurthemel për muret e kinemasë.

Çmimet e Jurisë:

Skenari më i mirë

I JASHTLIGJSHMI – Aldi Karaj, Tiranë.

Aktori i ri më i mirë

ARBEN ALIM – “The good life over there“, në regji të Izer Aliut

Aktori më i mirë

RIDVAN MUSTAFA – “The good life over there“, në regji të Izer Aliut.

Aktorja më e mirë

REBECCA RUDOLPH – “Von hunden und löven“, në regji të Kristine Nrecaj.

Regjia më e mirë

KRISTINE NRECAJ – “Von hunden und löven“

Filmi më i mirë

“The good life over there“ – Izer Aliu, regjisor nga Norvegjia

JURIA

• Genc Berisha
• Yllka Kuçi
• Ylber Murtezi
• Azem Bujupi
• Edi Kastrati
• Alban Makolli
• Agron Krasniqi

PUBLIKU & STAFI
Reshat Alija – Drejtor i Festivalit
Naser Shatrolli – Drejtor artistik
Blerina Brovina – Organizatore
Altina Kusari – Menagjere
Liridon Nikqi – Moderator dhe Koordinator
Anila Berisha – Moderatore
Mersime Ademi – Regjisore
Jetmir Kajtazi – Disagner
Liridon Hyda – Moderator
Besim Qeriqi – Organizator
Liridon Alija – Organizator

 

 

Exit mobile version