Site icon Telegrafi

Mbyllen për 24 orë nën tokë, veprimi tyre kritikohet ashpër (Video)

Jay Swingler dhe Romell Henry nga West Middland, janë mbyllur në një kuti druri nën tokë për 24 orë, për të parë se si është të jesh i varrosur për së gjalli.

Por, dyshja që kanë një kanal në YouTube, janë kritikuar ashpër për këtë veprim, sepse u konsideruan si ofendues për ata që më nuk janë gjallë, transmeton Telegrafi.

Madje, komentuesit janë shprehur se ata e kanë bërë vetëm të shtojnë klikimet dhe ndjekësit, por në një formë të pështirë.

Videoja e postuar më poshtë, tregon përgatitjet e tyre para se të mbyllen nën tokë, ndërsa tashmë kanë hyrë dhe po shfaqin çdo moment të eksperiencës së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version