Telegrafi

Mbyllen nëntë banka në SHBA

Bankat u mbyllën të premten, ndërsa numri i bankave të falimentuara në SHBA gjatë këtij viti arriti 115, që është më së shumti prej vitit 1992.

Në mesin e bankave të cilat të premtën shpallën falimentim janë “National Bank” e Kalifornisë, institucioni i katërt më i madh që është mbyllur sivjet në SHBA.

Humbjet e mëdha parësisht janë rezultat i rritjes së fuqishme të rezervimeve për kreditë e papaguara dhe rënien e vlerës së patundshmërive. Vitin e kaluar falimentuan 25 kredi amerikane, ndërsa në vitin 2007 vetëm tri.