Ka vazhduar edhe sot turneu evropian i tenisit, Peja Open 2020, që po mbahet në fushat e Brestovikut në Pejë.
Ndeshje shumë interesante e të forta në kuadër të çerekfinaleve, u zhvilluan këtë të martë, e që ishte dita e dytë e këtij turneu.
Tek katër ndeshjet në konkurrencën e meshkujve fituesin triumfuan 2:0 në sete: Emil Dapcevic – Baton Haxhiu (6:3, 6:3), Fresk Sylhasi – Arbin Koro (6:0, 6:0), Mal Agushi – Drinor Shamolli (6:2, 6:2) dhe Simon Knezeviç – Leonit Nushi (6:0, 6:0).
Edhe tek femrat, fitueset me 2:0 në sete u kualifikuan në raundin tjetër: Tea Nikçeviç – Rita Miftari (6:0, 6:1), Maxine Sophie Kammerer – Forta Morina (6:2, 6:3), Gresi Bajri – Ana Stojanovska (6:2, 7:5), dhe Vesa Gjinaj – Aja Broqi (6:2, 6:0).
Të gjitha këto duele u zhvilluan pa praninë e shikuesve për shkak të pandemisë, teksa organizatorët po e mbajnë turneun në përpikëri me masat parandaluese të vendosura nga shteti.
Të mërkurën, do të zhvillohen edhe çiftet gjysmëfinale në të dyja konkurrencat.
Kujtojmë se nikoqirë të këtij turneu janë, KT Peja, Komuna e Pejës dhe Federata e Tenisit e Kosovës. Ky turne është në mesin e 14 turneve të parë zyrtarë që organizohen nën ombrellën e Tennis Europe, pas pushimit gati 6-mujor për shkak të pandemisë. /Telegrafi/