Kosova ka humbur edhe Anglia me rezultat 4-0, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e tretë me 11 pikë.
Ndeshja nisi më mirë për ne që provuan me Atdhe Nuhiu, por goditja e tij me kokë shkoi në duart e portierit Nick Pope.
Raheem Sterling dhe Callum Hudson-Odoi treguan se nuk do të jetë e lehtë, duke tentuar portën, të dy, por Arijanet Muriq ishte në vend.
Goli për angelzët nuk vonoi. Në minutën e 32-të anglezët shënuan. Ishte Alex Oxlade-Chamberlain që pason bukur për Harry Winks i cili i vetëm shënon për 1-0.
Kosova tentoi me Ibrahim Dreshevic dhe Milot Rashicën, por goditjet e tyre nuk sollën sukses.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e anglezëve.
Në pjesën e dytë ekipi ynë e nisi shumë mirë, duke i radhitur tastet.
Në minutën e 50-të, Valon Berisha gjuan bukur, ndërsa goditja e tij devijohet nga Amir Rrahmani, por nuk kishte fat, pasi topi shkoi ngjitur me shtyllën.
Pas tre minushash edhe një herë Rrahmani në rast të mirë, por goditja e tij me kokë ishte për tu harruar.
Në minutën e 62-të ishte Harry Kane në rast të mirë, por gjuajtja e tij shkoi në shtyllë.
Anglia e mbylli ndeshjen në minutën 79-të kur Kane përfiton nga nja gabim i dyshes Aliti-Rrahmani, për të shënuar për 3-0.
Pas tre minutash Raheem Sterling pason bukur te Marcus Rashford i cili shënon për 3-0.
Në minutën e 90-të, një gabim tjetër në mbrojtjen tonë, kushton me gol. Dreshevic rrëshqet para porte, e Mason Mount shënon për 4-0.
Deri në fund nuk kishte më diçka për tu veçuar dhe Kosova i mbyll në vendin e tretë me 11 pikë këto eliminatore.
Kosova e ka dhe një rast të shkojë në Kampionatin Evropian, nga play-offi i Ligës së Kombeve. /Telegrafi/
https://twitter.com/COYS_com/status/1196119972533198849
https://twitter.com/THFCasper/status/1196136100122779651
https://twitter.com/CR_2070/status/1196137691118747648
https://www.youtube.com/watch?v=jlPUC6sJ5vo&fbclid=IwAR1CjcHsII3i1JJiRj7z0Sfw-sqswPdUJjIsJbnbb4kCreXQhq8bbIZa7XQ