Site icon Telegrafi

Mbyllen edhe 7 lokale të lojërave të fatit

Administrata Tatimore e Kosovës është duke vazhduar me përkushtim monitorimin e çdo subjekti të lojërave të fatit, të cilat janë duke zhvilluar këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Gjatë aksionit të zhvilluar dje në fokus ishin disa pika të subjekteve të lojërave të fatit në qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit.

Në këtë aksion janë vizituar 9 lokale me veprimtari të ndryshme, si bastore dhe automate, ku prej tyre 7 lokale janë mbyllur për shkak të parregullsive që janë konstatuar, si dhe janë konfiskuar 2 automate, 2 pajisje të garave me qen dhe 2 pajisje për lojëra KENO.

Si rezultat i këtij aksioni janë lëshuar 10 gjoba në vlerë 26 mijë euro. Ky aksion është mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.

Exit mobile version