Inspektorati i Komunës, të ndihmuar edhe nga Policia e Kosovës, kanë mbyllur 4 bastore në zonën qendër në Ferizaj, të cilat po operonin ilegalisht në kundërshtim me vendimin e nivelit qendror për ndalimin e lojërave të fatit si dhe ligjit për këtë çështje.
Inspektorët e tregut pas verifikimit tërësor për zbatimin e rregullativës ligjore në fuqi, konkluduan me mbylljen e këtyre lokaleve të cilat operonin në shkelje të plotë, krejtësisht fshehtas dhe kamufluar.
Mbyllja e bastoreve dhe kazinove në territorin e Ferizajt tashmë është një aksion i filluar shumë muaj më parë dhe po vazhdon si i tillë me intensitet më të lartë veprimi nga Inspektorati i Komunës. /Telegrafi/