Dy barnatore në Veles janë mbyllur për shkak të punës së paligjshme rreth furnizimit dhe dhënies së barërave pa reçeta për persona, të cilët kanë qenë konsumues të drogës.
Siç kumtoi MPB, SPB Veles dje në koordinim me Sektorin për polici kriminalistike dhe Agjencisë për barëra dhe mjete mjekësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë kreu bastisje në dy barnatore dhe një shtëpi, pronë e V.J. Me atë rast në barnatore është zbuluar punë e paligjshme rreth furnizimit të barërave dhe dhënies së barërave pa reçeta për konsumues të drogave narkotike në sasi të mëdha.
Nga ana e Agjencisë janë përgatitur proesverbale për mbylljen e barnatoreve. Gjatë bastisjes janë marrë lëndë-dëshmi lidhur me këtë rast. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojnë parashtrimet adekuate./Telegrafi/