Site icon Telegrafi

Mbyllen disa rrugë në Shkup, do të mbahen prova për ushtrime simulues në raste emergjente

Në Shkup sot nga ora 9 deri në 14 do të jenë të mbyllura për qarkullim disa udhëkryq.

Gjatë asaj periudhe do të mbahet edhe një provë e përgjithshme për ushtrimin simulues në situatë emergjente – tërmet “Reagimi Humanitar 2023”, e planifikuar për datën 18 të këtij muaji, e organizuar nga Kryqi i Kuq i RMV-së, nën kujdesin e presidentit të shteti në Parkun e Qytetit të Shkupit.

Për këtë aktivitet, pritet të ketë kufizime në funksionimin e bulevardit “Ilinden”, “Shën Kliment Ohri”, “Franklin Ruzvelt”, “Blenski Dogovor”, “Nikolla Tesla”, “Naum Naumovski Borçe”, “Jordan Haxhikonstantinov- Xhinot”, “Orce Nikollov”, “Leninova”, “8 Shtatori” dhe “Ilinden”.

Exit mobile version