Telegrafi

Mbyllen disa pjesë të Venecias për të larguar një bombë të Luftës së Dytë Botërore

Transporti është ndërprerë në destinacionin më të popullarizuara të Venecias së Italisë, pas zbulimit të një bombe gjatë riparimit të kanalizimeve.

Autoritetet e sigurisë, e kanë ndaluar edhe qarkullimin në hapësirën ajrore, deri në largimin e bombës, transmeton Telegrafi.

Njësitet speciale të sigurisë, mbyllën sot disa pjesë të Venecias, derisa bomba e Luftës së Dytë Botërore u largua prej aty.

Transporti me anije, trena dhe autobusë u ndalua gjatë këtij intervenimi që zgjati nga ora 8:30 e mëngjesit deri në orën 12:30 pasdite.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, është ndaluar edhe fluturimi i aeroplanëve në aeroporti Marco Polo që ndodhet në afërsi.

Policia njoftoi se trafiku do të drejtohej në disa rrugë dhe kanale tjera, duke paralajmëruar turistët se mund të përballen me vonesa në transport.

Zbulimi nxiti kureshtje dhe parashikim në mesin e banorëve, derisa mediet lokale e përcillën ngjarjen të quajtur si “Dita e Bombës”, teksa krijuan një thurje në Twitter, ku grumbulloheshin imazhe nga skena.

Raportohet se bomba që peshonte 226 kilogram dhe përmbante 127 kilogramë eksploziv, është larguar me sukses dhe qyteti i është kthyer normalitetit. /Telegrafi/