Site icon Telegrafi

Mbyllen disa markete Kipper, po kryhen kontrolle nga inspektorati

Kompania e Kipper njofton se në disa marketet zingjir të saja po kryhet kontroll i rregullt nga Inspektorati Shtetëror dhe aktualisht janë të mbyllura për konsumatorë.

“Ju njoftojmë se në marketet Kipper është duke u kryer kontroll i rregullt nga inspektorati.

Për shkak të krijimi të kushteve për punë të zyrtarëve të lartë përmendur, shitoret në të cilat vazhdon kontrolli do të jenë të mbyllura deri në përfundim të procesit të evidencës”, thuhet në njoftimin e kompanisë Kipper.

Nga atje shtojnë se brenda ditës shpresojnë që marktet të hapen dhe të jenë në shërbim të konsumatorëve.

Exit mobile version