Site icon Telegrafi

Mbyllen dhjetëra plazhe në Sydney për shkak të vatrës së re të COVID-19, autoritetet porositin: Çdo kush që ka simptoma duhet bërë testin

Dhjetëra plazhe në New South Wales të Australisë, do të mbyllen pas paralajmërimit se janë shfaqur vatra të reja të coronavirusit në plazhet e pjesës veriore të Sydney, ku janë zbuluar 28 raste të reja të infeksionit.

Autoritetet e këtij shteti australian u kanë bërë thirrje banorëve, jo vetëm atyre që janë në afërsi të plazheve, që sot t’i nënshtrohen testit të COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë, madje edhe ata me simptomat më të lehta siç janë kokëdhembja, kolla apo që kanë dhimbje fyti, duhet menjëherë të bëjnë testin e më pas të izolohen deri të marrin rezultatet e testit. Burimi i infeksioneve të reja është duke u hetuar”, thuhet në kumtesën e autoriteteve lokale.

Në anën tjetër, autoritetet shëndetësore frikësohen që kjo vatër mund të përhapet edhe në rajonet e tjera të Sydney, pasi që pritet të konfirmohet burimi i infeksionit. E organet kompetente kanë ngritur flamujt e kuq dhe të verdhë në 21 plazhe nga North Palm Beach e deri te Menley.

“Mos shkoni në plazhe, për shkak të përhapjes së coronavirusit, por edhe që të jeni më të sigurt sepse nëpër plazhe nuk do të ketë patrulla e as shpëtimtarë”, ka thënë Steven Pierce. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version