Kanë përfunduar 45 minutat e para në sfidën Kosovë U21- Gjermani U21.
Në 45 minutat e para gola nuk pati dhe u mbyll me rezultatin baras 0-0 dhe pa shumë raste shënimi.
Gjithsesi ka qenë një dominim i lehtë nga gjermanët si në posedim të topit ashtu edhe me disa gjysmë raste të krijuara për gol.
Rasti më i mirë në ndeshje iu tregua mysafirëve, kur Martel nga afërsia gjuajti mbi portë.
https://x.com/DFB_Junioren/status/1701654681146032371?s=20
Krejt në fund të pjesës së parë edhe Andi Hoti rrezikoi për Kosovën, por gjuajta e tij me kokë shkoi jashtë portës.
45 minutat e para u mbyllen baras 0-0 me djelmoshat kosovarë që po luajnë një ndeshje me mjaftë kujdes. /Telegrafi/