Telegrafi

Mbyll perandorinë e modës dhe largon prej punës të gjithë punonjësit, Ivanka Trump: Ky është një vendim i drejtë për të gjithë

E bija e presidentit amerikan dhe këshilltarja e lartë e Donald Trump, Ivanka ka mbyllur shtëpinë e modës dhe të gjithë të punësuarit do të pushohen nga puna.

Ivanka Trump përmes një e-mail në televizion CNBC ka konfirmuar se markë e saj mbyll duke deklaruar se nuk e di se cili do të jetë fokusi i saj pas punës në Uashington.

“Kur kam filluar të punojë me këtë markë, askush nuk ka mundur parashikoj suksesin e arritur. Pas 17 muajsh në Uashington, nuk e di se kur dhe në qoftë se ndonjëherë do të kthehem në firmë. Por e di se fokusi im në të ardhmen e afërt do të jetë puna në Uashington, kështu që ky vendim ishte i drejtë për ekipin tim dhe partnerët e mi”, shkruante ajo.

New York Post raportoi duke iu referuar burimeve se kompania do të mbyllet urgjentisht dhe se të gjithë punonjësve u kishte thënë se do të humbasin vendet e tyre të punës. Wall Street Journal raportoi gjithashtu se linja e saj e modës është mbyllur.

Ivanka Tramp, këshilltare e lartë e babait të fundit të presidentit Donald Tramp, kohët e fundit ka inkurajuar kompanitë amerikane që të punësojnë punëtorë amerikanë. Kompania e saj është akuzuar për shfrytëzim tej mase të punëtorëve të huaj.

Për shkak të rënies së shitjeve, dega në Nordstrom është mbyllur gjersa të njëjtin fat e ka pasur edhe Hudson Bay. /Telegrafi/