Site icon Telegrafi

Mbyll fëmijët e saj në veturë për më shumë se 15 orë në temperaturat mbi 30 gradë Celsius për t’u argëtuar me të dashurin, kur kthehet i gjen të vdekur

Dy vajza të vogla kanë vdekur në Teksas, pasi që nëna e tyre i kishte lënë të mbyllura në veturë për më shumë se 15 orë, raporton Independent.

“Të dy vajzat kanë vdekur rreth orës 5 të mëngjesit. Ky është rasti më tragjik i vdekjes së fëmijëve që kam pasur rastin të shoh në karrierën time 37 vjeçare si polic”, ka deklaruar sherifi Hierholcer nga Teksasi, transmeton Telegrafi.

Amanda Hakins 19-vjeçe dhe i dashuri i saj 16-vjeçar janë akuzuar për neglizhencë dhe për faktin që kishin lënë fëmijët e mbyllur në veturë, por akuzat kundër saj mund të rriten.

Edhe pse shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar, gjykatësi ka deklaruar se temperaturat në atë ditë që kanë vdekur fëmijët kanë qenë mbi 30 gradë Celsius. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version