Site icon Telegrafi

Mbytet një i ri në ujërat e lumit Pçinja në Kumanovë

Një djalë 15-vjeçar u mbyt dje në ujërat e lumit Pçinja, afër fshatit Shupli Kamen në Kumanovë, konfirmoi policia.

Sipas informacioneve të SPB Kumanovë, i riu i lindur në 2004 së bashku me një tjetër të rritur dhe dy të mitur kanë hyrë dje në ujërat e lumit Pcinja dhe është mbytur rreth orës 4:15 pasdite.

Për këtë rast është njoftuar prokurori publik dhe është kryer inspektim./Telegrafi/

Exit mobile version