Telegrafi

Mbushi veturën me gas dhe pastaj ndezi cigaren – vetura merr flakë ku si pasojë lëndohen katër persona

Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti pasi kishte mbushur veturën me gas, ka ndezur një cigare me ç’rast vetura u përfshi nga zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pasi e ka furnizuar veturën me karburant (gas), ka hyr në veturë dhe ka ndezur një cigare me ç‘rast vetura është përfshirë nga zjarri. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë) të cilët janë duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/