Site icon Telegrafi

Mbushi hekurin e hekurosjes me ujë aromatik që rrobat të marrin aromë të mirë (Foto)

Tom Agnew nga Cardiff i Anglisë, e ka mbushur hekurin e hekurosjes me ujë aromatik që përdoret për pije, në mënyrë që rrobave t’ju hyjë era e mirë.

Por, sheqeri që ndodhej në lëng është ngurtësuar dhe ka dalë nga vrimat, duke ia dëmtuar pajisjen, transmeton Telegrafi.

Hekuri i dëmtuar nga sheqeri i shkrirë

“Kur vendoset ujë me shije dhe aromë në ujti, ajo nuk kalon te veshjet. Këto gjëra duhet të shkruhen në instruksione, sepse unë pësova dëme”, ka shkruar Agnew lidhur me rastin.

Shumë shikues janë mahitur me të, për mënyrën se si provoi të hekuroste këmishën e preferuar.

“Njerëz si ky, janë arsyeja pse kemi përshkrime të çuditshme në tiketat e instruksioneve”, është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version