Site icon Telegrafi

Mbushës për cepat e rënë të buzëve

Me ndihmën e mbushësit mund të drejtohet goja e "trishtuar". Pikërisht "të drejtohet", por kurrsesi të mos ngrihet.

Futet pak mbushës në cepat e buzëve, në buzën e sipërme dhe në rrudhat që shkojnë nga cepat e buzëve drejt mjekrës. Kjo e "ngre pak" buzëqeshjen dhe i jep fytyrës pamje të kënaqur dhe mirëdashëse.

Rrudhat nga buzëqeshja mund të shfaqen dhe të lëmohen përsëri pasi pushoni së buzëqeshuri; këtu s’ka gjë për t’u habitur. Punë tjetër, kur rrudhat nuk lëmohen më. Zakonisht rrudha të tilla formohen anëve, ato mund të jenë disa ("fizarmonikë").

Kozmetologët i ndajnë ato në parësore dhe dytësore. Thellësia dhe vendndodhja e këtyre rrudhave varet nga pozicioni i gjumit dhe nëse keni probleme me dhëmbët. Të gjitha këto krijojnë asimetri në fytyrë. Për këto rrudha mund të hiqen me ndihmën e mbushësit. Ka mundësi, që ky defekt në të ardhmen të ndreqet edhe me terapi radiofrekuence, e cila e tërheq lëkurën, duke i zhdukur rrudhat.

Dhimbjet: 3-4
Kohëzgjatja: 15 minuta
Efekti: 5-6 muaj (nganjëherë dhe më gjatë)
/Telegrafi/
 

Exit mobile version