Site icon Telegrafi

Mbushës me veprim të përjetshëm

Disa specialistë rekomandojnë të përdoren qelizat kolagjene të vetë pacientit, në vend të mbushësit. Qelizat e kultivuara mund të futen në çdo pjesë të trupit, ku duhen sheshuar rrudhat. Një pjesë lëkure nga prapa veshit e dërgojnë në laborator, ku qelizat i kultivojnë në epruvetë. Kur arrihet sasia e duhur, mund të bëhet transplantimi.

Kjo metodë, ndoshta, do të funksionojë pikërisht në të ardhmen, por aktualisht ajo ka shumë mangësi, pa përmendur këtu çmimin marramendës. Ndodh jo fort rrallë, që qelizat kolagjene "nuk pranojnë" të rriten në laborator. Ose qelizat e transplantuara nuk prodhojnë më kolagjen pas transplantit. Nganjëherë, sado e çuditshme të duket, shfaqet alergji; jeta në laborator e qelizave e ndryshon strukturën e tyre, duke shkaktuar reaksion të paparashikuar, pasojat e të cilit mund të zgjasin deri tre muaj. Vendimi im është: metoda duhet përpunuar ende, megjithëse perspektivat janë shumë joshëse.

Zona e përdorimit
* Buzët dhe rrudhat e buzëve
* Rrudhat hundë-buzë
* Rrudhat e thella të mimikës në faqe
* Cepat e varur të gojës
* Palat midis vetullave, rrudhat në ballë
*Këmbët e patës
* Blanat e "fundosura"
* Faqet e rëna
* Dobësimi i fituar i faqeve

A ka dhimbje procedura?
Preparati futet me shiringë, prandaj gjithmonë do të ketë një shkallë të caktuar shqetësimi. Por mund të përdoret anestezi lokale ose narkozë për dhëmbët. Për injeksionet në sytë dhe faqet mjafton kremi kundër dhimbjeve. Injeksionet në buzë dhembin më shumë; këtu është më mirë të përdoret narkozë stomatologjike.

Në vendin ku lëkura e fytyrës takon lëkurën e buzëve, ka një unazë të vogël. Po të futet mbushësi pikërisht këtu, përftohet përvijimi i bukur i buzëve. Kurse po të bëhet injeksioni drejtpërdrejt në buzë, preparati mund të shtrihet me toptha, ose të grumbullohet në një vend. Prandaj duhet patjetër t’i bëni masazh pjesëve të përpunuara, që lëkura të mbetet e lëmuar. Masazhi do bërë tri herë në ditë gjatë javës së parë pas procedurës. Pas një jave mbushësi depërton plotësisht në lëkurë dhe masazhi nuk sjell më dobi. Me kohë preparati shpërbëhet, prishet nën ndikimin e sistemit imun dhe veprimtarisë mekanike.

Meqë preparati është me prejardhje natyrore, ai gradualisht thithet nga organizmi dhe lëkura bëhet, siç ishte më parë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version