Site icon Telegrafi

‘Mburrja më e madhe’ e Paris Hilton është një çantë e mbuluar me kristale

Ndërsa ylli i “Cooking With Paris”, 40 vjeç, ka një dollap të mbushur me veshje të shtrenjta, ajo zbuloi se “mburrja më e madhe” e saj deri më tani është një çantë rozë me porosi Hermès Birkin e mbuluar me kristale.

Hilton u dha fansave një paraqitje të shkurtër në veshjet e saj të gjera të enjten për një turne në dollapin e saj me Elle, duke rrëfyer veshjet dhe aksesorët e saj më të paharrueshëm – dhe të shtrenjtë.

“Për mburrjen time më të madhe, kjo është një çantë Birkin e bërë me porosi”, tha ajo, duke mbajtur lart çantën e rrallë me ngjyrë rozë. “Unë e dua Hermès dhe e dua këtë çantë”.

“Nëse do të isha një çantë, kjo do të isha unë”. Çantë kjo e mbuluar me “mbi 60 mijë kristale Swarovski”.

Ndërsa Hilton tha se “nuk e mban mend sa kushtoi”, vlera e çantës u vlerësua në 65 mijë dollarë kur e bleu atë në 2018.

Pjesa tani mban një vend krenarie në gardërobën e Hilton, së bashku me veshjet tjera ikonike. /Telegrafi/

Exit mobile version