Telegrafi

Mbulojnë valixhet me fytyrat e tyre, për të mos iu ngatërruar me bagazhet e të tjerëve (Foto)

Në mënyrë që ta gjejnë më shpejtë valixhen e tyre dhe mos t’ju ngatërrohet me bagazhet e të tjerëve, udhëtarët kanë vendosur fytyrën e tyre në valixhe.

Materiali që mund të blihet në internet për 20 euro, në të cilin mund të stampohet fytyra e pronarit, shmangë çdo mundësi që dikush ta merr torbën e huaj, transmeton Telegrafi.

Disa kanë zgjedhur të valixhen ta mbështjellin me imazhin ku ata duken të inatosur, për t’i ‘frikësuar’ të tjerët dhe të mos ua prekin.

Kjo po konsiderohet edhe ndihmëse, për ata që dalin të presin bagazhin e huaj dhe mund ta gjejnë me lehtësi, kur e njohin të afërmit.

“Gjëja e parë që do ta blejë para se të nisem në pushime, sepse jam lodhur nga pritjet e gjata në shiritin rrotullues të aeroporti” ka shkruar një komentues. /Telegrafi/