Site icon Telegrafi

Mbuloi me xhaketë qenin endacak që dridhej nga të ftohtët, dekorohet nga kryetari i qytetit (Video)

Kerim Aksu që është kryetari i qytetit Giresun të Turqisë, i ka ndarë dekoratë Bulent Kalpakçio Iu, i cili e ka ushqyer një qen endacak dhe më pas e ka mbuluar me xhaketën që kishte në trup.

Megjithëse ishte shumë ftohtë, ai është larguar pa veshjen e trashë, sepse atë e la sipër kafshës endacake që dridhej nga të ftohtët, transmeton Telegrafi.

Pasi videoja ku shfaqet veprimi bamirës ka bërë xhiro në rrjetet sociale, është kërkuar të identifikohet ky njeri.

“Njerëz si ky i duhen vendit, ai që ndihmon një kafshë të pashpresë në këmbim të asgjëje dhe sakrifikohet të sëmuret për veprimin e tij, meriton çdo dekoratë”, ka thënë kryetari Aksu.

“Ne kemi shtëpi të ngrohta dhe komode, derisa ata qëndrojnë në të ftohtë. Sikur të mos veproja kështu, do të më brente ndërgjegjja”, është shprehur Iu lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version