Skiatori që po lëshohej prej një mali në Utah të Shtete të Bashkuara, e ka shkaktuar vet një ortek, që më pas e mbuloi me një shtresë të trashë borë.
Momentet rrëqethëse tregojnë momentet kur ai ndodhej në thellësi, ndërsa bërtiste fuqishëm duke kërkuar ndihëm e shokëve që e shoqëronin, transmeton Telegrafi.
Raportohet se gjendja e skiatorit është e mirë dhe ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, megjithëse situata ishte shumë e rrezikshme.
Për shkak të ngrohjes së motit dhe rrezikut të përhershëm nga ortekët e pa pritshëm, në këtë kohë nuk rekomandohet skijimi nëpër zona të egra. /Telegrafi/