Telegrafi

Mbroni nishanet nga dielli

Melanoma mund të zhvillohet nga nishanet, prandaj është e nevojshme të diagnostikohet me kohë për t’u shëruar në mënyrë sa më të suksesshme.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që nishanet problematike t’i mbroni në mënyrë direkte nga dielli. Por para rrezitjes, duheni t’i kontrolloni vetë nishanet dhe të vazhdoni ta bëni këtë gjatë tërë verës dhe nëse vini re ndryshime, gjithsesi duhet të shkoni te mjeku.

Për të reduktuar rrezikun nga sëmundja, më e rëndësishmja është mbrojtja e drejtë. Diellit duhet t’i ekspozoheni gradualisht dhe përdorni krem me faktor të lartë mbrojtës. /Telegrafi/