Site icon Telegrafi

Mbrojtjet më të forta në Evropë (Foto)

Bayern Munich dhe Atletico Madridi janë dy skuadrat me mbrojtjet më të fortë në Evropë.

Kampionët e Gjermanisë dhe skuadra madrilene po bëjnë një rrugëtim të çmendur gjatë këtij sezoni dhe formula e suksesit duhet kërkuar në repartet e tërhequr të këtyre dy skuadrave.

Kryesuesit e Bundesligas kanë pësuar vetëm 11 gola gjatë këtij sezoni në kampionat, po aq sa ekipi i drejtuar nga Diego Simeone. Bavarezët arritën ta ruajnë portën të paprekur edhe në ndeshjen e fundit kundër Wolfsburgut, pavarësisht mungesave të rëndësishme të Badstyber dhe Boateng, të cilët me shumë mundësi e kanë mbyllur sezonin.

Në këtë aspekt, skuadra e Guardiolas mbetet model pasi përveç ekuilibrit në mbrojtje ka arritur të ruajë një ritëm të mirë edhe në sulm ku arrin ta gjejë golin me lehtësi.

Ndryshe nga gjermanët, Atletico Madridi akuzohet për lojë të mërzitshme pasi duket se trajneri argjentinas po kujdeset ekskluzivisht për repartin e tërhequr. “Los Colchoneros” kanë një filozofi ndryshe pasi fillimisht skuadra nuk duhet të pësojë dhe më pas mendon për ta fituar ndeshjen.

Në Spanjë, Atletico është një skuadër, murin e së cilës nuk arrin ta çajë me lehtësi asnjë skuadër dhe ky është suksesi më i madh i Simeones në grupin aktual.

Vendin e tretë në klasifikimin e mbrojtjeve më hermetike të Evropës e mban Juventusi me vetëm 15 gola të pësuar. Barzagli, Bonucci dhe Chiellini janë një siguri më shumë për skuadrën e Allegrit që gjithsesi ka luajtur më pak ndeshje se dy kryesuesit.

Paris Saint Germain qëndron në të njëjtin pozicion me të njëjtën sasi golash të pësuar.

Në vendin e pestë renditet Tottenhami me 21 gola të pësuar por me një avantazh të madh në sulm ku arrin të gjejë me lehtësi rrugën e golit duke u zhvendosur në vendin e dytë të klasifikimit të Ligës Premier me 2 pikë më pak se kryesuesit e Leicester.

LONDON, ENGLAND – NOVEMBER 08: The Spurs team line up before the Barclays Premier League match between Arsenal and Tottenham Hotspur at Emirates Stadium on November 8, 2015 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
Exit mobile version