Telegrafi

Mbrojtje skandaloze e Barcelonës, Bayerni rikthen epërsinë me Ivan Perisic

Bayern Munich ka rikthyer epërsinë ndaj Barcelonës falë Ivan Perisic.

Në fakt ka qenë një gabim në mbrojtjen e Barcelonës, ku Sergio Roberto humbi topin afër 16 metërshit.

Serge Gnabry asistoi bukur tek kroati Ivan Perisic i cili me një goditje të fortë shënoi për 2-1.

Kujtojmë që Bayerni kishte kaluar në epërsi në minutën e katër me Thomas Muller, teksa tre minuta më vonë barazoi David Alaba me autogol. /Telegrafi/