Shteti nuk plotëson as minimumin e kushteve për personat me nevoja të posaçme. Kështu deklaruan vet ata para deputetëve, në debatin për Propozim ligjin për mbrojtje sociale. Ata thonë, se ndihma që ju jepet është shumë e vogël, fondi nuk u siguron mjetet e domosdoshme, ndërsa kanë pengesa edhe në qasje tek institucionet.
“Unë vetë pagova dy mijë euro për një karrocë, për shkak se neve na ofrohet nga shteti karrocë prej 100 euro me të cilën frikohesh të dalësh në rrugë sepse nuk e dinë a do të mbajë, të gjithë në rajon, Serbia, Shqipëria marrin karroca të Zvicrës, përderisa neve na ofrohen karroca Kine të cilat nuk janë përkatëse për nevojat tona”, pohoi Risto Kotevski.
“Me 7 000 denarë çka mund të bëjë njeriu, po ashtu sa anëtar janë të pashkolluar”, theksoi Ertan Shaqiri.
“Kërkuam regjistër të fëmijëve pa prindër të cilët kanë mbi 18 vite, atë regjistër nuk e kemi, pse, sepse kur do ta kemi ne atë regjistër, do ta dimë sa persona të rinj pa prindër janë të punësuar dhe sa janë problem të sistemit social dhe çka duhet me ata. Ku janë ata programe?”, tha Suaret Alisha.
Disa nga shoqatat joqeveritare vlerësojnë se propozim/ligji duhet të miratohet sa më shpejtë sepse lufton edhe varfërinë në vend. Por disa të tjera, mendojnë që ky propozim ligj duhet të marrë parasysh nevojat e domosdoshme të personave me nevoja të posaçme dhe familjeve të tyre.
“Ky propozim ligj ofron një koordinim efektiv dhe bashkëpunim mes dy sektorëve kyç. Ndërsa ato janë punësimi dhe mbrojtja sociale të cilat janë të njohura në të gjitha politikat evropiane”, pohoi Biljana Dukovska.
Pse nuk miratohet që, asistent personal të jetë prindi i fëmijës me nevoja të veçanta. Djali im ka 26 vjet, ai nuk mund të lejojë tani që dikush tjetër të kujdeset për të, ku mbetet përkujdesja intime!”-tha Hristina Josimovska, OJQ “Personat me hendikep Ilinden”
Nga ministria e Punës dhe Politikës sociale, këshilltari Vangel Tërkallanov, deklaron se ky propozim ligji do të kontribuojë në uljen e varfërisë.
“Nuk duhet të drejtohemi nga ligji me shembuj konkret, për shkak se secili mund të gjejë gabime dhe mund të kërkojë më shumë të drejta. Duhet të jemi real dhe të fokusuar tek ajo që do kontribuojë për këtë bashkësi dhe shoqërinë dhe jo vetëm për individë”, u shpreh Vangel Trkallanov, ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Pas debatit të sotëm për Propozim Ligjin e Qeverisë për Mbrojtje Sociale, do të pasojë faza e leximit të dytë dhe parashtrimi i propozim amendamenteve. Më pas do duhet të votohet në seancë plenare./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=jyVvd8Imocc