Nga Dibra në Shkodër, bashkë me Vlorën e Cërrikun dhe pothuajse të gjitha bashkitë në vend po shtojnë masat mbrojtëse dhe parandaluese ndaj zjarreve.
Bashkia Vlorë ka depozituar në Agjencinë e Prokurimit publik tenderin për të riparuar një mjet zjarrfikëse, ndërsa Dibra, Shkodra e Cërriku kërkojnë të blejnë fikse zjarri dhe mjete të tjera të nevojshme.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Mirdita, Puka, Shkodra, Vlora, Erseka dhe Korça janë zonat me nivelin më të lartë të zjarreve në pyje. /Telegrafi/