Telegrafi

Mbrojtja kibernetike, kriza energjetike e baza ushtarake detare, Rama takon zyrtaren e lartë të SHBA-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zhvilloi një takim me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland.

Rama në një postim në Facebook njofton për temat që kanë biseduar me zyrtaren e lartë amerikane, ndër të cilat ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.

“Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjetike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan Rama.