Telegrafi

Mbrojtja e Stojanovskës thotë se ajo ka kthyer paratë

Sot pasdite mbrojtja e Lila Stojanovska në lidhje me informacionet që u shfaqën në media për kallëzimin penal të parashtruar kundër klientes së tyre thonë se është e paqartë se në çfarë baze është parashtruar kallëzimi penal.

Avokatët e Stojanovskës tonë se po i habit fakti që kallëzimi penal është parashtruar pa pasur mundësi Lila Stojanoska të japë deklaratë apo të jep dëshmi dhe se kjo përbën shkelje të të drejtave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, drejtoria e policisë financiare në Maqedoni ka sjellë vendim për kallëzim e për moderatoren Lila Stojanovska për veprën “fshehje të tatimit”.

Ajo në cilësinë e personit fizik për periudhën 21 qershor deri më 7 korrik 2017 për përfitime të mbi 16 mijë eurove për të cilat nuk ka paraqitur tatim.

Shumën e parave të përfituara dhe të tërhequra ajo nuk e ka paraqitur në Drejtorinë e të Hyrave Publike, në raportin përfundimtar të vitit 2017. Rrjedhimisht, ajo nuk ka paraqitur e as nuk ka paguar tatim personal në lartësi prej 1.788.397 denarë dhë kështu ka dëmtuar buxhetin e Maqedonisë së Veriut.

Këto mjete nga personi juridik DAN-MAK inzhenering Stojanovska i ka marrë me arsyetim që do të ndërtoje objekt për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe se nga ky projekt ata do të përfitojnë 3.58 milionë euro.