Telegrafi

“Mbrojtja e Realit duhet fishkëllyer”

Generated by IJG JPEG Library

Reali ka pësuar në takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve me rezultat 2:0 kundër Wolfsburgut.

Për këtë humbje, Steve McManaman ka kritikuar mbrojtjen e dobët të Los Blancos.

McManaman, i cili dikur ka luajtur përkrah trajnerit aktual të madrilenëve, Zinedine Zidane, mendon se dy brazilianët e mbrojtjes së Los Blancos bënë gabime të pafalshme.

“Mendoj se ishin për t’u fishkëllyer, përnjëmend”.

“Nga një ndeshje e shkëlqyer të shtunën, ranë në një nivel të tmerrshëm”.

“Krahu i djathtë dhe ai i majtë i mbrojtjes dhe dy qendërmbrojtësit ishin të tmerrshëm. Pepe dhe Ramos dukej sikur nuk kanë luajtur kurrë bashkë”, tha legjenda e futbollit anglez.