Motivi aq sa ishte dëshmim i pafajësisë, aq ishte edhe dëshmimi i një mënyre të re të zhvillimit të praktikës gjyqësore, deklaroi sot i akuzuari Dragi Rashkovski në fjalët e tij përmbyllëse për rastin “Softuerët”.
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, Rashkovski i arsyetoi fjalët përmbyllëse dhe i paraqiti argumentet me, siç tha, “shtatë teoritë e Prokurorisë”.
Rashkovski foli hollësisht për dëshmitë e paraqitura për të cilat pati vërejtje për rregullshmërinë e tyre. Ai i veçoi dëshmitë e ekspertëve të cilët, siç tha, konstatuan se të gjitha procedurat janë zhvilluar në pajtim me Ligjin për Furnizime Publike.
“Ekspertët e mbrojtjes dhe ekspertët e Prokurorisë konkludojnë se procedurat janë zhvilluar në pajtim me Ligjin për Furnizime Publike”, tha ai.