Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku mori pjesë në seancën e parë të përbashkët të Qeverive të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, që sot u mbajt në Pogradec.
Në seancë, siç kumtoi MMJPH, është biseduar në shumë tema për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, i cili në fushën e mjedisit jetësor tani më është konfirmuar si i suksesshëm edhe atë veçanërisht në pjesën e mbrojtjes së integruar dhe menaxhimit me resurset ndërkufitare të ujit.
Në kuadër të ngjarjes, ministri Duraku ka realizuar takim pune me ministrin e Turizmit dhe të Mjedisit Jetësor të Shqipërisë, Blendi Qosi me të cilin shkëmbyen informacione për propozim-tekstin e Marrëveshjes midis këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për marrëdhënie të përbashkëta në menaxhimin me resurset ndërkufitare të ujit, për grupin e punës për negociim në lidhje me tekstin e propozuar të Marrëveshjes, si dhe për aktivitetet e ardhshme për veprim me të cilat do të shpejtohet procesi i nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjes për menaxhim me ujërat ndërkufitare.
Në takim u bë fjalë edhe për Projektin e Drinit të GEF për përgatitjen e Planit për menaxhim me Liqenin e Ohrit, për projektin për BE-UNESKO për mbrojtje të integruar të Liqenit të Ohrit, për formimin e Fondit për mbrojtje të natyrës Prespë-Ohër (PONT), si dhe për reformimin e Komiteteve dhe trupave bilaterale në pajtim me Marrëveshjen për mbrojtje dhe zhvillim të qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit dhe pellgun e tij prej vitit 2004 midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Marrëveshjen për mbrojtje dhe zhvillim të qëndrueshëm të Parkut “Prespa” të nënshkruar në vitin 2010 midis ministrave të mjedisit jetësor të Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë dhe BE Komisarit për mjedis jetësor në Pili, Greqi, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.