Shumë mund ta kenë kritikuar Barcelonën në këtë fillim sezone që nuk është emocionuese ose spektakolare këtë sezon, por një gjë është e sigurt, ata kanë mbrojtjen më të mirë në 17 vitet e fundit.
Edhe njëherë ata nuk pranuan gol as kundër Sporting CP, ndërsa Ter Stegen, që nga ndeshja e Superkupës së Spanjës kundër Realit, ka pranuar dy gola.
NË Ligën e Kampionëve ata ende nuk kanë pranuar gol.
Goli i Shibashaki për Getafe dhe ai i Sergi Enrich në Camp Nou, janë të vetmet gola që mbrojtja e Barcelonës i ka pranuar.
Është e nevojshme të kthehemi në sezonin 2001-02 për të gjetur statistika të ngjashme dhe çuditërisht atëherë ekipi nuk ishte aq i fortë.
Rexach ishte trajner, Javier Saviola ishte ylli i skuadrës dhe Bonano ishte portieri.
Mbrojtësit në atë periudhë ishin Sergi, Puyol, Coco, Christanval, Frank de Boer dhe Anderson, të cilët pranuan dy gola në tetë ndeshjet e para.
Valverde ka rivendosur një mbrojtje të fortë prapa, që për dallim nga atëherë ka kualitet. /Telegrafi/