Telegrafi

Mbrojtja Civile pritet të futet në FSK

Formacioni i serbëve të veriut që është krijuar si rezultat i shkrirjes së disa organizatave paraushtarake atje, është vlerësuar si strukturë e sigurisë dhe pjesëtarëve të saj, sipas pikës tetë të marrëveshjes, do të duhet t’u ofrohet vend në një strukturë ekuivalente të Kosovës, e që është FSK-ja, shkruan “Tribuna”.

Sipas burimeve të gazetës, marrëveshjen e ka bërë të pranueshme edhe për palën kosovare, shpjegimi se duke i rekrutuar këta pjesëtarë, organizata do të mund ta plotësojë kriterin e vendosur më herët që thotë se 10% e pjesëtarëve të FSK-së duhet të jenë nga komunitetet.

Rekrutimin e pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile të veriut në FSK nuk e ka mohuar as zv/kryeministri kosovar Hajredin Kuçi. /Telegrafi/