Telegrafi

Mbrojtësi i ri i Kosovës, Ibrahim Dresevic shënon gol të jashtëzakonshëm nga 31 metra

Ibrahim Dresevic e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Eredivisie.

Mbrojtësi që së fundmi ka pranuar të luaj me Kosovën, ka shënuar gol në fitoren e thellë të Heerenveenit 0-4 te Heracles.

Dresevic e hapi serinë e golave në këtë takim duke realizuar vetëm pas tetë minutash lojë.

Istogasi shënoi gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë nga një distancë e largët prej 31 metra.

Padyshim që goli i mbrojtësit kosovar do të jetë ndër më të mirët në këtë edicion në elitën e futbollit holandez. /Telegrafi/