Telegrafi

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës shënon golin e parë me skuadrën e re në Kroaci (Video)

Amir Rrahmani ka gjetur rrugën e rrjetës te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Mbrojtësi i Kosovës ka shënuar golin e parë këtë sezon me skuadrën e tij të re.

Rrahmani ka arritur të shënoj golin e tretë në fitoren 3-0 ndaj ish-skuadrës së tij, RNK Split.

Goli i qendërmbrojtësit u shënua me kokë dhe erdhi në minutën e 66-të të ndeshjes. /Telegrafi/