Telegrafi

Mbrojtësi i Maqedonisë së Veriut, Bejtullai: Nëse japim maksimumin e mposhtim Kosovën

Egzon Bejtullai është njëri prej lojtarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që do të sfidojë Kosovën në datën 8 tetor në Shkup.

Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës ka besim te skuadra e tij, dhe ka paralajmëruar Kosovën se Maqedonia e Veriut do të bëjë gjithçka për t’u kualifikuar.

“Pres kualifikim në Kampionatin Evropian. Nëse duam fitore ndaj Kosovës duhet të japim maksimumin. E respektojmë si kundërshtar, por objektivi dhe dëshira jonë janë të ditur. Kemi skuadër të shkëlqyer që luan bashkë qe një kohë të gjatë”.

“Ne jemi profesionistë, secila ndeshje ka rëndësinë e vet, por asgjë nuk do të na ndalë nëse luajmë ashtu si duam”.

“Dhe në fund do ta përsëris se nëse luajmë ashtu si dimë do të arrijmë te fitorja”, ka thënë Bejtullahi, transmeton ekipa.mk. /Telegrafi/