Qendërmbrojtësi i Kosovës dhe FC Zurich, Mirlind Kryeziu ka pësuar lëndim në ndeshjen e parafundit në Superligën e Zvicrës.
Kryeziu ka pësuar lëndim muskulor në ndeshjen kundër FC Luganos e cila u zhvillua më 20 tetor dhe për këtë do të mungojë për disa javë.
Ka qenë klubi që e ka konfirmuar lëndimin e tij.
“Qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu vuan nga një dëmtim prej ndeshjes ndaj FC Luganos me 20 tetor. Ai ka një lëndim muskulor dhe do të mungojë për dis javë”, thuhet në njoftimin e klubit Zurich.
Një dëmtim që do ta mbajë edhe jashtë ndeshjeve të Kosovës që zhvillohen në nëntor me Repulikën e Çekisë dhe Anglinë.
Bernard Challandes ka aktualisht në dispozicion Amir Rrahmanin, Fidan Alitin, Ibrahim Dresheviq dhe Arbenit Xhemaili, që kështu reparti defanziv do të kompletohet pa problem. /Telegrafi/