Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Avni Pepa është ndarë me skuadrën e tij, IBV.
Ndarjen me klubin islandez e ka bërë vetë publik, Pepa, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Dua të falënderoj të gjithë për kohën e kaluar në Islandë. Të dielën do të zhvillojë ndeshjen e fundit me klubin”.
“Faleminderit shokëve të shkëlqyeshëm, dhe të gjithëve që u kujdesën për mua në futbollin islandez. Ishte kënaqësi ta veshja këtë fanellë”, ka shkruar Avni Pepa në Facebok.
Pepa më parë ka bërë karrierë në futbollin norvegjez me skuadra si Start, Mandalskameratene dhe Sandnes Ulf.
Ai me fanellën e Kosovës i ka zhvilluar gjashtë ndeshje. /Telegrafi/