Telegrafi

Mbrojtësi i Kosovës, Arbenit Xhemajli shënon golin e fitores ndaj Sionit

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbenit Xhemajli e ka gjetur golin këtë fundjavë në Superligën e Zvicrës.

Xamaxi ka marr një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Sioni në takimin e vlefshëm për javën e 22-të.

Njëri nga më meritorët në këtë fitore të mysafirëve ishte mbrojtësi i Kosovës, Arbenit Xhemajli.

Lexo po ashtu Mbrojtësi i Kosovës, Arbenit Xhemajli shënon në humbjen e Xamaxit ndaj Thunit

Xhamajli arriti të shënojë golin e fitores 2-1 në minutën e 82-të të ndeshjes.

Ky gol i mbrojtësit shtatlartë të Dardanëve erdhi me kokë pas asistimit të lojtarit tjetër shqiptar, Samir Ramizi.

Me këtë gol, Xhemajli arrin në kuotën e dy golave këtë sezon. /Telegrafi/