Site icon Telegrafi

Mbrojtësi i Interit godet jashtë fushe – transplantimi i flokëve i ka kthyer në tjetër njeri brenda katër muaj

Mbrojtësi i Interit, Carlos Augusto zgjodhi trendin gjithnjë e më të zakonshëm të mbjelljes së flokëve dhe rezultatet e tij pas vetëm disa muajsh janë mbresëlënëse.

Ky futbollist 25-vjeçar nga Brazili u transferua te Interi në vitin 2023 nga Monza.

Në këtë klub ai luajti në mënyrë fantastike dhe fitoi statusin ftesë nga Brazili, si dhe një nga mbrojtësit e majtë më të kërkuar në futbollin italian, por kalimi te Interi nuk rezultoi të ishte lëvizja e duhur.

Ai nuk po ka shumë mundësi dhe këtë sezon ka luajtur vetëm tre ndeshje në Serie A dhe ka dy paraqitje për Brazilin.

Megjithatë, gjatë asaj kohe ai nuk ra në depresion, por vendosi të bënte një lëvizje të rëndësishme për të ndryshuar pamjen e tij.

Carlos Augusto iu nënshtrua trajtimit të transplantit të flokëve katër muaj më parë dhe rezultatet e tij janë mbresëlënëse.

Kështu, pas katër muajsh, braziliani është një “njeri më ndryshe” dhe duket pakrahasueshëm më i ri se në fund të sezonit të kaluar.

Ky nuk është rasti i parë i tillë, pasi shumë yje i kemi pasur në futbollin më elitar botëror që kanë bërë tranplantim të flokëve. /Telegrafi/

Exit mobile version