Një video që është bërë virale në mediat sociale tregon një tifoz të Lazios duke abuzuar në baza racore me mbrojtësin e Interit, Denzel Dumfries, kështu që shumë po bëjnë thirrje për ta ndaluar në stadiume.
Me tifozët që janë kthyer në stadiume pas pandemisë së Covid-19, rastet e racizmit janë shumëfishuar në Itali.
Ky i fundit vjen nga Stadio Olimpico në Romë, ku kamerat kapën një tifoz të Lazios që dyshohet se kishte në shënjestër mbrojtësin e Interit, Dumfries, të cilit iu drejtohej me zëra apo këngë majmunësh.
È telegenico, quindi per fortuna le immagini sono chiare. In tv viene bene, quindi per fortuna non possono esserci dubbi sulla sua identità. Sta facendo il verso della scimmia a #Dumfries. Trovarlo e sbatterlo fuori dagli stadi dovrebbe essere molto semplice. pic.twitter.com/2Dc1nMWPLr
— Alessandro Alciato (@AAlciato) October 17, 2021
Mijëra përdorues kanë shpërndarë videon, ku shumica nga ta i kanë bërë thirrje Lazios të ndalojë përkrahësin e tyre të futet në stadium pas këtij rasti.
Kishte një rast të ngjashëm në Artemio Franchi të Firences para pushimit dy javë më parë, me qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, të quajtur majmun nga një mbështetës në Curva Fiesole.
Policia dhe Fiorentina e identifikuan tifozin dhe toskanë tashmë ia kanë ndaluar përjetë hyrjen në stadium. /Telegrafi/
Monkeychants against Denzel Dumfries.pic.twitter.com/X2FymK6vef
— Nima Tavallaey Roodsari (@NimaTavRood) October 16, 2021